Zelensky takohet pas 3 muajsh me bashkëshorten (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Volodymyr Zelensky është fotografuar me gruan Olena për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën tre muaj më parë. Çifti mori pjesë sot në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev.

Familja Zelenskly dukej e qetë por e rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule mbi arkivol.

Leonid Kravchuk, ishte Presidenti i parë që udhëhoqi një Ukrainë të pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Ai vdiq në fundjavë, në moshën 88-vjeçare, pas një “sëmundjeje të gjatë”.

I veshur krejt me të zeza në vend të jeshiles ushtarake, Zelensky ecte pranë gruas së tij, gishtat e së cilës ishin mbledhur grusht, sikur t’i rezistonte dëshirës për t’i kapur dorën.

Atyre iu bashkuan personalitete të tjera, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, teksa funerali u zhvillua në Shtëpinë e Ukrainës të martën, në një qytet që ende përpiqet “të shërohet” nga përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin.

Takimi i tyre vjen një muaj pasi Olena zbuloi se ka folur vetëm në telefon me bashkëshortin e saj që nga shpërthimi i luftës, nga frika se bashkimi me të në kryeqytetin ukrainas do ta rrezikonte atë dhe dy fëmijët e tyre të vegjël të vriteshin.

 

 

Të fundit

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më...

“Zoti të ka pranë vetes”, mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e...

80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur”

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte...

Zelensky: Falenderojmë presidentin Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si “produktive”, duke vënë në dukje se...

Skandali i CV-ve trondit politikën/ Japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

Ajo që filloi si një rrëfim nga një yll në ngritje në Partinë Popullore (PP) konservatore të Spanjës, është kthyer në një valë zbulimesh...

Lajme të tjera

Web TV