Spanja miraton projektligjin: Pushim me pagesë 3 ditë në muaj për gratë që vuajnë nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kabineti spanjoll miratoi sot projektligjin që u jep punonjësve gra të drejtën të marrin 3 ditë në muaj pushim me pagesë për dhimbjet e menstruacioneve.

Në këtë mënyrë miratimi i legjislacionit bën Spanjën vendin e parë në Evropë që miraton një ligj të tillë.

Gratë në Spanjë do të kenë të drejtën të qëndrojnë në shtëpi për aq kohë sa zgjasin dhimbjet menstruale.

Kostoja vjetore e parashikuar prej 23.8 milionë euro do të mbulohet nga shteti.

Për të marrë një leje të tillë pune kërkohet raporti mjekësor.

“Ne po miratojmë një ligj që do të sigurojë që gratë të jetojnë më mirë,” u tha gazetarëve Ministrja e Barazisë Irene Montero pas një takimi të kabinetit.

“Ligji i jep fund punës me dhimbje dhe marrjes së pilulave.

Projektligji nuk do të paraqitet në Parlament derisa të përfundojë konsultimi.

Hartuesit theksojnë se ligji nuk do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2022.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV