Ndryshojnë çmimet e naftës, gazit dhe benzinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës vendosi të barazojë çmimin e naftës dhe benzinës në 229 lekë për litër duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme deri në mbledhjen e ardhshme të tij. Vendimi u mor pak më parë, ndrësa çmimi i gazit duket të jetë ulur disi duke rënë në 90 lekë për litër.

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Të fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme apel shqiptarëve që jetojnë atje

Me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të...

Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, makina përfundon në kanal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit ka...

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të jenë migrantë të cilët po...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Lajme të tjera

Web TV