Elon Musk, Twitter dhe pendesa epike e një blerësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk sugjeroi se ai mund të prezantojë një buton editimi(ndryshimi) në Twitter, për t’i lejuar përdoruesit të ndryshojnë tweet-et që mund të kenë përmbajtje jo të përshtatshme.

Ai në fakt shprehu dëshirën që një gjë e tillë të ekzistonte tashmë. Më pak se një muaj pasi postoi në Twitter se ai priste me padurim të tregonte “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social si pronar i tij i ardhshëm, më 13 maj ai u tha 94 milionë ndjekësve të tij se marrëveshja ishte lënë pezull.

Sipas Musk, atij i duhej kohë për të vërtetuar pretendimin e Twitter se jo më shumë se 5% e përdoruesve të tij janë llogari të rreme që përdoren për spamming. Pa pasur prova për këtë tha ai, marrëveshja do të mbetet pezull.

Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, Parag Agrawal, postoi një vlerësim në lidhje me deklaratën e Musk, ndërsa Musk nga ana tjetër iu përgjigj vetëm me një emoji “po”. Është e vështirë të identifikosh llogaritë e rreme. Ata mund të përbëjnë më shumë se 5% të përdoruesve të Twitter.

Por tingëllon si një justifikim për anulimin e blerjes së Twitterit prej 44 miliardë dollarësh, sipas Dan Ives nga Wedbush Securities, një firmë investimi.

Ka sigurisht disa arsye pse Musk mund të ketë marrë këtë vendim. Vlera e aksioneve të teknologjisë ka rënë që nga shpallja e marrëveshjes me Twitter më 25 prill.

Musk ra dakord të paguante 54.20 dollarë për aksion. Këtë javë aksionet e Twitter janë shitur deri në 37 dollarë. Jo vetëm që Musk mund të jetë i frikësuar nga shuma e tepërt, por rrezikon gjithashtu të dëmtojë interesat e tij shumë më të mëdha.

Lexo edhe :  Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Tesla, kompania e tij e makinave elektrike dhe burimi i pjesës më të madhe të pasurisë së tij, ka humbur 29% të vlerës së saj të tregut – 305 miliardë dollarë që nga plani për blerjen e Twitterit.

Investitorët janë të shqetësuar se rrjeti social mund të shihet si një shpërqendrim për Musk, i cili ka treguar se ai mund të shërbejë si shefi ekzekutiv i përkohshëm. Mund të dëmtojë gjithashtu biznesin e Tesla-s në Kinë, ku Twitter është pezulluar momentalisht.

Bordi i Twitter thotë se synon të zbatojë marrëveshjen për blerjen e Twitterit. Por është në një pozitë të vështirë. Detyrimi i Musk për të përmbushur ofertën e tij do të kalonte në gjykatë që do të zgjaste për disa muaj por pa garanci për sukses.

Për momentin nuk ka asnjë blerës. Nëse nuk arrihet marrëveshja, çmimi i aksioneve të Twitter do të bjerë nën 30 dollarë, sipas Ives, i cili beson se Musk shpreson të përdorë këtë levë për të negociuar një çmim më të ulët.

Ndryshe nga postimet e tij në Twitter, miliarderi mund të jetë ende në gjendje të ndryshojë kontratën./The Economist.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV