Lavrov: Do të përmbushim të gjitha dëshirat e Putinit, frika jonë për Perëndimin është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha frikërat e Moskës për synimet perëndimore në Ukrainë janë konfirmuar 100%, ditën e sotme, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas bisedimeve me homologun e tij nga Mali.

“Ne u kemi kujtuar miqve tanë nga Mali në detaje se çfarë ka ndodhur realisht në Ukrainë gjatë viteve të fundit, përfshirë tetë 8 vitet që Ukraina refuzon kategorikisht të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e Donbasit. Ne kemi shpjeguar edhe njëherë arsyet se pse mik kishim zgjidhje tjetër veçse të nisnim një operacion special ushtarake në Ukrainë”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ndër te tjera Lavrov theksoi se gjatë “operacionit special” të gjitha frikërat e Rusisë për atë që Perëndimi po përpiqej të bënte me Ukrainën u konfirmuan 100%.

“Perëndimi po zhvillon strategji për rajonet përreth Rusisë. Ne e dimë se sa shumë kanë depërtuar në Ukrainë dhe për shumë vite pas pavarësisë së Ukrainës, ata kanë zhvilluar programe të ndryshme atje. Ne nuk kishim asnjë pretendim ndaj tyre, pavarësisht se ata veprojnë lirshëm pranë vendit tonë” , theksoi Lavrov.

“Të gjitha synimet e vendosura nga presidenti Putin, veçanërisht mbrojtja e popullit, e civilëve në Ukrainë, veçanërisht në Donbas, parandalimi i kërcënimeve të menjëhershme ndaj sigurisë së vendit tonë në Ukrainë, sigurisht që do të përmbushen”, tha Lavrov.

Lavrov gjithashtu vuri në dukje se ekipi negociator ukrainas udhëhiqet nga Londra dhe Uashingtoni, sipas informacioneve të mbledhura nga Moska

Të fundit

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajme të tjera

Web TV