Artan Lame dorëzon në Finiq certifikatat e para të pronësisë në mënyrë elektronike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame këtë fundjavë ka qenë në Finiq për të dorëzuar certifikatat e para të pronësisë në mënyrë elektronike.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Finiq, Kristaq Kiço dhe drejtoresha e Kadastrës së Sarandës Aida Demi, Lame njoftoi dhe mbylljen e procesit të azhornimit të hartës së tokës bujqësore, e bërë kjo në bashkëpunim me Bashkinë.

Në këtë zonë, numri total i pasurive është 2700, prej të cilave rreth 2000 janë parcela bujqësore (AMTP), ndërsa të tjerat objekte, shtëpi banimi, etj. Artan Lame në bashkëbisedim me kryetarin e Finiqit tha se: “Regjistrimi fillestar në zonat që nuk është bërë, është kthyer në një kalvar i mbartur për fat të keq, që prej vitit 1994 kur ka filluar. Jemi munduar ta nxisim këtë proces në ato njësi vendore ku Bashkitë, kanë bashkëpunuar me Kadastrën, të bëjnë punimet fushore dhe pastaj ky material i kalon Kadastrës, ku pas një pune voluminoze materiali përpunohet, hidhet në sistem dhe prodhohen çertifikatat. Lame ka bërë një ftesë dhe për bashkitë e tjera që të bashkëpunojnë me Kadastrën për të përmbyllur procesin e regjistrimit. “Ftojmë publikisht edhe Bashki të tjera që, përmes bashkëpunimit me Kadastrën, të përshpejtojnë procesin e regjistrit filestar. Këtu në Finiq, me këtë mënyrë operimi përfunduam regjistrimin e pronave në Aliko dhe kemi për të bërë edhe zona të tjera, në Çaush, Kodër dhe Buronjë, pjesë të kësaj Bashkie monoritare.
E reja tjetër që ka ky proces, është që tashmë të gjitha certifikatat e pronësisë lëshohen në rrugë elektronike, përmes portalit shettëror e-albania”, tha Lame.

Ndërsa për kryetarin e Finiqit, kjo është një risi, që pas 30 vitesh minoriteti grek arrin që të certifikojë pronat e veta dhe kështu të bëjë të mundur hapin kryesor që pengon investimet. Ky është hap i rëndësishëm që e kemi filluar dhe do e mbarojmë shumë shpejt, sepse synimi jonë në Bashkinë e Finiqit është që ti japim zhvillim maksimal industrisë së Turizmit. Vetëm me këtë ne mund të mirëadministrojmë situatën në zonën tonë”, tha Kiço.
Kryetari i Bashkisë Finiq kërkoi nga Lame që të avanxcoi edhe procesi i regjistrimit të pronave bashkiake, me qëllim që të mundësohen ndërhyrjet nga ana e Bashkisë, e të mos shemben por të vihen në përdorim nga subjektet që ju intereson.
Në vijim u demonstrua emetimi i certifikatave të pronësisë në rrugë elektronike, direkt në llogaritë personale të disa prej banorëve përfitues të pranishëm në ceremoni.
Aktiviteti vijoi më pas në Livadhja, ku ishte organizuar edhe një festë lokale, me rastin e ditës së Shën Kostandinit dhe Helenes, pranë kishës me të njëjtin emër.

Lexo edhe :  42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Të fundit

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery...

SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve/ Avokati i Metës: Jam me pushime

SPAK kishte thirrur sot edhe ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij. Meta pritej që të shkonte sot në...

“I hap derën djalit plangprishës”/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Në Partinë Demokratike vijojnë të dalin në dritë pakënaqësitë dhe tensionet e brendshme. Pas Çim Pekës një ditë më parë që sulmoi Belind Këlliçin,...

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

Mbi 1400 aplikime janë shpallur përfitues të Masës 5 të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025: Kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike. Agjencia...

Përse Këlliçi e teproi me Berishën?

Nga Mero Baze E pata paralajmëruar Belindin se sinqeriteti i tij i tepëruar duke u lavdëruar se bashkë me socialistët kishin arrestuar Veliajn do t’i...

Lajme të tjera

Web TV