Në arkën e shtetit mungojnë 26.3 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në arkën e shtetit mungojnë  26.3 miliardë lekë. Sipas treguesve fiskale të të publikuar nga Ministria e financave,  gjatë vitit 2019 janë mbledhur afro 460.4 miliardë lekë nga 486.6 që ishte plani, ndërsa në raport me vitin 2018 ka një rritje prej 10.5 miliardë lekë. Peshën më të madhe në mungesë të të ardhurave e zënë ato tatimore me afro 22 miliardë lekë minus.

Rezultate më të dobëta në mbledhjen e të ardhurave muaj pas muaji si dhe efekti tërmet, kanë sjellë këtë rezultat jo pozitiv për financat publike. Gropën më të madhe në buxhet duket se e ka shkaktuar TVSH-ja, me minus 18.9 miliardë lekë,  ku në total janë mbledhur 132.4 miliardë lekë.  Kjo për shkak të rënies së eksportit të energjisë, përjashtimi nga TVSH i nënkontraktuesve të projektit TAP si dhe luhatjet e kursit të këmbimit. Megjithatë të ardhurat nga TVSH janë edhe tregues kryesorë të konsumit në ekonomi.

Me mungesë të konsiderueshme  nga planifikimi,  prej 4.8 miliardë lekësh paraqiten të ardhurat nga taksat nacionale dhe të tjera, pasi janë mbledhur 36.4 miliardë lekë si dhe akzica me minus 1.6 miliardë lekë.  Po ashtu edhe pushteti vendor ka mbyllur një vit të vështirë pasi rezulton me minus 2.6 miliardë lekë në krahasim me planifikimin.

Tatimi mbi fitimin ka pasur perfomancë pozitive,  ku janë mbledhur 3 miliardë lekë mbi planin dhe në total, rreth 36.6, miliardë lekë. Ndërkaq, Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri kryesor që ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e të ardhurave, ku janë vjelë 46.1 miliardë lekë, apo 4.2 miliardë lekë më shumë se sa ishte planifikuar.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV