Mori ryshfet, Moldavia burgos ish-presidentin: Korrupsion e tradhti ndaj vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, është prangosur në Kishinau nën dyshimin për tradhti të lartë.

Dodoni u zgjodh president i vendit në 2016-tën dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2020, kur humbi zgjedhjet përballë Maia Sandu, ish-punonjëse e Bankës Botërore, e cila kandidoi me premtimin për afrim me BE-në dhe luftës kundër korrupsionit.

Në ato zgjedhje, Sandu që ishte kandidate e Partisë se Veprimit dhe të Solidaritetit u mbështet nga ish-kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa Dodon pati përkrahjen e Vladimir Putinit.

Arrestimi Dodonit ka shkaktuar shqetësim në Moskë, sic pohoi dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se shpresojnë që të drejtat e tij të respektohen”. Sipas agjensisë së lajmeve Interfax, pas rihapjes së hetimeve për marrje ryshfeti janë kryer kontrolle në shtëpinë e Dodonit dhe në zyrat e Bashkimit të Bizneseve Moldavo-Ruse, themeluar prej tij këtë vit.

Dodoni akuzohet se ka marrë para nga oligarku dhe lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike Vladimir Plahotniuc, për të financuar partinë e tij. Akuzat bazohen në disa regjistrime në video.

Moldavia është goditur nga disa kriza politike si dhe një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliardë dollarësh, shumë kjo e barabartë me pothuajse 15% të prodhimit ekonomik vjetor të vendit.

Të fundit

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Lajme të tjera

Web TV