Rama i përgjigjet Tabakut: Vetëm në Shqipëri çmimi i energjisë s’po ndryshon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD, Jorida Tabaku lidhur me kritikat e saj për mënyrën sesi qeveria po përballon krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve në vend.

Rama tha se Shqipëria është vendi me inflacionin më të ulët në rajon dhe se qeveria e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme krizën energjetike duke mos rritur çmimet.

“Duke qenë se ju flisni me shifra do isha shumë mirënjohës nëse do të më orientoni se ku i keni gjetur shifrat e INSTAT se unë i kam përpara dhe sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2%, në Serbi 9.6%, në Maqedoninë e Veriut 10.6% dhe në Kosovë 11.2%.

Dhe a ka vallë ndonjë arsye përse Shqipëria të jetë sa gjysma e rajonit, kur vjen puna te rritja e inflacionit. Me siguri ka arsye.

E para fakti që vetëm në Shqipëri si në askund tjetër në rajon dhe si askund tjetër në Europë çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte para se të shfaqeshin simptomat e krizës, ndërsa kudo tjetër energjia po bën reprezalje mbi ekonominë. Nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën vazhdojmë paguajmë nga buxheti shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta rritja e prodhimit vendas, sepse nuk e kemi importuar të gjithë masën e produkteve”, tha Rama.

Të fundit

“Më sjellin kallëzime për blerje votash por nuk ka prova”, Altin Dumani: 5 parti…

56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por...

Luçiano Boçi: Benet oksfordiani i mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë drame

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një ditë më parë kryebashkiaku...

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

Lajme të tjera

Web TV