Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit, dyshohet për vr*sës me pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në automjetin me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, të cilit iu vendos dhe shpërtheu një sasi prej 150 gramë tritol, u gjet edhe një armë zjarri. Sipas burimeve nga policia, arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojtje, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, por gjithçka është në fazë fillestare hetimi. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë.

Hetuesit po punojnë për gjurmimin përmes kamerave të sigurisë të lëvizjeve që ka kryer viktima me automjetin e tij, për të zbuluar në çfarë vendi është instaluar lënda plasëse. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, në anën e shoferit, çfarë ka rezultuar fatal për 27-vjeçarin.

 

Të fundit

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent...

Çfarë do të thotë vërtet “Globalizoni Intifadën”

Nga Bret Stephens Zohran Mamdani pati tre raste për të mohuar shprehjen “globalizoni intifadën” gjatë një interviste për fundjavë në NBC me Kristen Welker. Do...

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një grindjeje në dukje të...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celcius

Për ditën e sotme (3 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të thata. Moti...

Seanca e fundit e legjislaturës së X. Shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Integrimit

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Në rend të ditës është miratimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian...

Lajme të tjera

Web TV