Kosova feston sot 23 vjetorin e çlirimit, Osmani: E kaluara jonë nuk mund të harrohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova sot shënon 23 vjetorin e çlirimit një nga ditët më të rëndësishme të historisë së vendit. 23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s.

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik.

Sot presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe tek varri ish presidentit Ibrahim Rrugova si dhe kanë vendosur kurora me lule në Prekaz ku prehet dhe familja Jashari.

“Jemi këtu në Prekaz, pikërisht në ditën kur të gjithë ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ranë për liri por mbi të gjitha këtu në Prekaz ku u vulos liria jonë, me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. Dua të tregojmë edhe një herë që e kaluara jonë asnjëherë nuk mund të harrohet, përkundrazi ajo gjithnjë na shërben si një fanar ndriçues në çdo hap që e bëjmë përpara drejt forcimit të shtetit tonë, lirisë sonë dhe demokracisë së ndërtuar me aq shumë mund e sakrifica”, tha presidentja Osmani.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti u shpreh se lufta çlirimtare nuk mund të mendohet nga askush pa familjen Jashari.

“Lufta çlirimtare nuk mund të mendohet nga askush pa Jasharajt. Tre breza luftuan tri ditë në atë që sot njihet si Epopeja e UCK-së. Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, andaj sot u themi të gjithë qytetarëve urime 12 qershori, dita e çlirimit dhe paqes, e cila i ka rrënjët këtu te sakrifica dhe flijimi i familjes Jashari”, tha Kurti.

 

Të fundit

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën 12:47. Mediat italiane bëjnë të...

Lajme të tjera

Web TV