Harta e re gjyqësore/ Manja: Është në përputhje me paketën e reformës në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me debatet që ka shkaktuar harta e re gjyqësore. Pas protestës së avokatëve, pasi nesër ata do të bojkotojnë seancat gjyqësore, Manja thekson se kjo është në përputhje me paketën e reformës në drejtësi. Manja u bën apel avokatëve që të reflektojnë lidhur me vendimin e tyre për të bojkotuar seancat gjyqësore për hartën e re gjyqësore.

Në një prononcim për ATSH, ministri Manja sqaron se avokatët janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore dhe sugjerimet e tyre janë reflektuar në këtë draft i cili pritet të kalojë për miratim në Qeveri.

“Avokatët janë grup interesi i rëndësishëm që garantojnë mbarëvajtjen e procesit të rregullt ligjor në zinxhirin e sistemit të drejtësisë dhe si të tillë janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore gjatë fazës së konsultimit publik. Janë marrë në konsideratë disa sugjerime me vlerë që kanë ardhur edhe nga avokatia, të cilat janë reflektuar në draft, por riorganizimi gjyqësor është përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe e Ministrisë së Drejtësisë”, nënvizon Manja.

Ministri thekson se harta e re gjyqësore është me standarde evropiane dhe krijon balancën mes aksesit të qytetarit te drejtësia. “Harta e re gjyqësore, referuar standardeve evropiane, zbatimit të ligjeve të reja të Reformës në Drejtësi dhe gjendjes së sistemit të drejtësisë, krijon balancën e duhur mes aksesit të qytetarëve te drejtësia dhe efiçencës së sistemit gjyqësor”, deklaron ministri.

 

Manja thekson se bojkotimi i seancave gjyqësore nuk i shërben askujt, ndërsa apelon që avokatët të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore.

 

“Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat është që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore pasi ajo të miratohet në Qeveri dhe të hyjë në fuqi. Bojkotimi i seancave gjyqësore nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk i shërben askujt, as sistemit të drejtësisë, as avokatëve dhe aq më pak interesave të qytetarëve që mbrohen prej tyre. Si njerëz të ligjit, unë besoj se avokatët do të reflektojnë në vendimin e tyre pasi zbatimi i ligjit është emëruesi i përbashkët i yni dhe që i shërben drejtësisë dhe interesit publik”, shprehet Manja.

Lexo edhe :  Me fëmijën e sëmurë në automjet, qytetarja përplaset me protestuesit: Lironi rrugën

Në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me mënyrën më të mirë të riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore. Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Të fundit

Rama darkë me ambasadorët: Shqipëria nuk ka plan B, veç BE-së

“Gjithnjë, në këto raste, ndihme pakza i pezmatuar kur shoh mungesën e fytyrave të njohura, miq të këtij vendi,...

Trafik i rënduar në vigjilje të Krishtlindjeve, trafik në hyrje dhe dalje të Tiranës

Në prag Krishtlindjesh trafiku në Tiranë vazhdon të jetë një makth për qytetarët. Konkretisht tek ish-sheshi Shqiponja është krijuar një radhë kilometrike e makinave që...

Zgjedhjet e 2025/ Rama thumbon opozitën: E kam idenë se kush do të dalë fitues

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një tryezë trupin diplomatik në Kavajë, nga ku dhe ka folur për zgjedhjet e vitit 2025. Rama u shpreh...

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Jubileu, ose Viti i Shenjtë, është një periudhë e veçantë në traditën katolike, e cila i kushtohet faljes së mëkateve, pajtimit me Zotin dhe...

Kostoja e patentës rritet/ Shoferët do të paguajnë deri në 150 euro për rinovim

Miliona shoferë në Greqi do të përballen me një realitet të ri. Kushdo që ka marrë kartën plastike të patentës së shoferit ose ka...

Lajme të tjera

Web TV