“Zoti e di çfarë sanksionesh do vendosen”/ Vuçiç: Nuk do importojmë naftë ruse që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 nëntori, Serbia nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë ruse për shkak të sanksioneve të BE-së. Lajmin e bëri të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiç sipas medias ruse, TASS i cili shtoi se arsyeja kanë qenë sanksionet e BE-së.

“Dhjetëra probleme të reja dalin çdo ditë. Ne konsumojmë 350 ton naftë në ditë dhe në dimër do të shpenzojmë shtatë herë më shumë. Duhet të gjejmë naftë, nuk ka mjaftueshëm karburant në NIS.

Më 1 nëntor, ne nuk do të jemi më në gjendje të importojmë naftë ruse sipas sanksioneve aktuale dhe Zoti e di se çfarë sanksionesh do të vendosen deri atëherë”, tha Vuçiç.

Më herët, Vuçiç tha se sanksionet e BE-së kundër naftës ruse tërhoqën 600 milionë dollarë nga xhepi i Serbisë.

“Vetëm duke vendosur sanksione ndaj naftës ruse, na kanë marrë direkt 600 milionë dollarë nga xhepi! 600 milionë dollarë janë marrë direkt nga xhepat e qytetarëve serbë, kjo është brenda një viti. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë këtë. Kirkuku, nafta irakiane është 31 dollarë. për fuçi më shtrenjtë. Ata na morën 600 milionë dollarë dhe ne ende duhet të investojmë para shtesë për gaz”, tha Vuçiç.

 

Të fundit

“Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bombarduar tre...

Sulmet e SHBA në Iran, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump: Shkeli Kushtetutën

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me forcë kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të bombarduar Iranin. «Një vendim thellësisht antikushtetues», e cilësoi Bernie Sanders...

Turizmi shqiptar në kulm: Vija bregdetare e mbushur me mijëra pushues

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer...

Ambasada amerikane në Shqipëri reagon pas bombardimit të Iranit/Publikon mesazhin e Trump

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit. Ambasada e SHBA reagoi në një postim në...

 ‘Rubensi i rremë’ i Galerisë Kombëtare duket shumë i vërtetë

Si mund të quhet “i rremë” dhe “një objekt i dobët” kryevepra e mbushur me sensualitet “Samsoni dhe Dalila” nga Rubens? Mjeshtri flamand thjesht...

Lajme të tjera

Web TV