Trafikantit nga Korça i sekuestrohet hoteli luksoz (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka vijuar punën për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Në aksionin më të fundit të uniformave blu në juglindje, është bërë e mundur sekuestrimi i pasurisë, që arrin vlerën 15.100.000 lekë, në pronësi të 35-vjeçarit Erion Demolli. Ky i fundit rezulton të jetë person me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Burime bëjnë me dije se është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e Demollit, i cili është dënuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal, dyshohet se i ka investuar në godinën “Tree hotel”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pas një periudhe dyvjeçare hetimesh, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.06.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vendosjen e sekuestros preventive për një pasuri me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², në rrugën “Naum Voskopoja”, Korçë. Kjo ndërtesë funksiononte si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe, banuese në Korçë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasit E. D., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo edhe :  Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës,...

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta. Klima e freskët buzë liqenit...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Lajme të tjera

Web TV