Gjenden prova të një vrime të zezë në Rrugën e Qumështit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse, siç janë të bindur astronomët se vdekja e yjeve të mëdhenj lë pas vrima të zeza , atëherë duhet të ketë qindra miliona vrima të zeza të shpërndara në të gjithë Rrugën e Qumështit. Problemi është se vrimat e zeza të izoluara janë të padukshme dhe për këtë arsye shumë të vështira për t’u zbuluar.

Tani një grup astronomësh të udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, ka zbuluar për herë të parë se çfarë mund të jetë një vrimë e zezë e vetme dhe e ka bërë këtë duke vëzhguar dritën e një ylli që ndodhet pas një objekti të padukshëm: drita, ajo u shtrembërua nga fusha e fortë gravitacionale e objektit në fjalë dhe u devijua në drejtim të teleskopit Hubble përmes fenomenit të quajtur mikrolensimi gravitacional .

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Casey Lam dhe Jessica Lu, vlerëson se masa e objektit të padukshëm është midis 1.6 dhe 4.4 herë më shumë se ajo e Diellit. Kjo pasiguri ka bërë që studiues të tjerë të besojnë se objekti në fjalë mund të jetë gjithashtu një yll neutron. Kjo hipotezë alternative ka avancuar sepse masa e një vrime të zezë që rrjedh nga një yll i vdekur duhet të jetë të paktën 2.2 herë më shumë se masa e diellit. Yjet neutron janë gjithashtu objekte të dendura dhe shumë kompakte, praktikisht të padukshme nga Toka. Një grup tjetër kërkimor nga Instituti i Shkencës së Teleskopit Hapësinor në Baltimore iu bashkua kërkimit dhe analizoi të dhënat nga Lam dhe Lu. Në këtë rast, rezultati tregon se masa e objektit të padukshëm që krijon mikrothjerrëzën është 7.1 masa diellore dhe kjo do të nënkuptonte se padiskutim jemi përballë një vrime të zezë.

Lexo edhe :  Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Sido që të jetë, pavarësisht nëse është një vrimë e zezë apo një yll neutron, objekti është ajo që mbetet nga një yll që tani është një “fantazmë” dhe endet i vetëm në galaktikën tonë. Lu shpjegon: “Për herë të parë ne ishim në gjendje të identifikonim një objekt të vetmuar, kompakt dhe praktikisht të padukshëm përmes mikrolenzimit. Për më tepër, ne ishim gjithashtu në gjendje të përcaktonim se sa është masa e tij. Mendoj se me këtë punë kemi hapur një dritare të re për të kërkuar objekte të ngjashme që nuk mund të shihen ndryshe”.

Përcaktimi se sa objekte të tilla janë në galaktikën tonë, Rruga e Qumështit, do t’i ndihmojë astronomët të kuptojnë më mirë evolucionin e yjeve, veçanërisht se si vdesin. Dhe ndoshta do të zbulojë nëse ndonjë nga vrimat e zeza të padukshme është një vrimë e zezë primordiale, një që disa kozmologë spekulojnë se është prodhuar në sasi të mëdha menjëherë pas Big Bengut.

Nëse objekti i zbuluar vërtetohet se është me të vërtetë një vrimë e zezë, është e mundur që, statistikisht, të ketë rreth 200 milionë objekte të ngjashme në galaktikën tonë. Analizat e reja të këtij objekti janë planifikuar për vjeshtën e vitit 2022 dhe autorët janë të sigurtë që do të përcaktojnë me saktësi karakteristikat e objektit në fjalë.

Të fundit

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Balluku: Zhvillim për të gjithë zonën

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës...

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në një njoftim zyrtar,...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Lajme të tjera

Web TV