Horoskopi ditor, e Enjte 23 Qershor 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Sot do të merrni një lajm të mirë për një udhëtim ju që jeni në një marrëdhënie. Mjaft interesante është që do të jeni në shoqërinë e personave të këndshëm. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri dhe do realizojnë takime mjaft interesante. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Demi

Partneri/ja ju mirëkupton më së miri lidhur me atë që doni të realizoni. Kjo është në ndihmën tuaj sepse ju heq nga vetja një përgjegjësi të madhe. Beqarët do ketë një ditë të qetë, ku takimet nuk do kenë përmbajtje interesante. Në planin financiar kujdes me shpenzimet që të shmangni problemet.

Binjakët

Edhe pse po mundohen t’ju pengojnë në punën tuaj, ju do të tregoheni më të zgjuar. Pasditja paraqitet e qetë në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do tregohen të hapur dhe mjaft aktivë në takime, kështu që mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Në planin financiar situatën do e keni nën kontroll.

Gaforrja

Sot dita do të jetë e përkushtuar ndaj punës dhe nuk po i lini fare hapësirë emocioneve dhe çështjeve të zemrës. Kjo mund të sjellë probleme në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do i refuzojnë ftesat për takime pasi nuk do ndihen ende gati për lidhje. Financat kujdesuni ti mbani më shumë nën kontroll.

Luani

Sot është dita ideale përsa i përket ndjenjave ndaj partnerit/es. Shprehjani hapur dashurinë njeriut që keni në krah dhe do shihni se dhe ju vetë do ndjeheni shumë më mirë. Beqarët do preferojnë të mbajnë akoma statusin që kanë edhe për ca kohë. Financat e mira, do dini si ti menaxhoni.

Virgjëresha

Do të keni probleme dhe debate brenda mureve të shtëpisë me partnerin/en, por që do të qetësohen shpejt. Mjafton të bëni dhuratën e duhur. Beqarët duhet të mendohen mirë para se ndërmarrin vendime, sepse mund të lëndohen më pas. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet që të shmangni problemet.

Peshorja

Megjithëse dita nuk do të nisë mirë, në fund të saj do të fitojë qetësia dhe paqja. Partneri/ja do t’ju bëjë një surprizë. Beqarët do kenë plot takime, por vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë. Financat do jenë shumë të mira, do keni mundësi edhe për shpenzime.

Lexo edhe :  1911 - Machu Picchu, qyteti legjendar i humbur i Incave në Peru

Akrepi

Dita do t’ju rezervojë një surprizë ju të dashuruarve. Do të diskutoni një temë me partnerin/en e cila do sjellë ndryshime në të ardhmen tuaj. Beqarët do refuzojnë ftesat për takime dhe në këtë mënyrë kanë për të mbetur vetëm. Në planin financiar gjendja do përmirësohet gradualisht.

Shigjetari

Sot ju të dashuruarit jeni të rrethuar vetëm nga njerëz që ju kënaqin dhe miq të mirë. Shijoni sa më shumë orët që do t’ju ofrojë dita. Beqarët vetëm të ndryshuar statusin do jenë të gatshëm të bëjnë edhe çmenduria. Në planin financiar nuk do keni probleme me buxhetin, fati do jetë në anën tuaj.

Bricjapi

Ju pëlqejnë udhëtimet megjithëse kohët e fundit nuk keni pasur kohë për to. Do të

rezervoni një udhëtim në moment të fundit bashkë me partnerin/en. Beqarët do tregohen shumë të hapur dhe pa komplekse dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Ujori

Kjo është shenja më me fat e ditës së sotme përsa i përket të dashuruarve. Të gjithë stresin dhe mërzinë që keni patur këto ditë me partnerin/en do ta harroni sot. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas gjërave pa rëndësi, por të vlerësojnë njeriun. Dielli dhe Mërkuri do jenë aleatët tuaj te financat.

Peshqit

Sot dita do të kalojë e qetë në përgjithësi pa ndonjë emocion të veçantë për ju që jeni në një marrëdhënie. Do të ketë zhvillime të këndshme në mesditë. Beqarët do kenë mundësi pafund për takime, por nuk duhet të nxitohen në vendimet që do marrin. Financat do vinë duke u përmirësuar dhe do e keni situatën nën kontroll.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV