Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta dhe rritet benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.

Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës.

Operatorët e tregut pohojnë se konsumi po bie çdo ditë. Diferenca nga Shkodra në Mal të Zi është gati një euro dhe shumë makina furnizohen përtej kufirit (edhe me shtetet e tjera kufitare, përveç Greqisë, ka diferenca të larta të çmimeve për litër të naftës). Edhe turizmi i fundjavës nuk po ndikon në shtimin e konsumit, pasi të gjithë vijnë me serbatorët plot dhe pritshmëritë janë të ulëta edhe për sezonin e verës. Operatorët thonë se nëse nafta do të lehtësohej nga taksat, të paktën për tre muajt e verës, kjo do të ndikonte në uljen e çmimeve, ndërsa shteti do të arrinte të kompensohej përmes shtimit të konsumit, uljes së evazionit, duke ruajtur njëkohësisht dhe vendet e punës në pikat e karburanteve që me kushtet aktuale rrezikojnë falimentin.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV