Masa*kroi dhe la të vde*kur të shoqen, më pas telefonoi të birin: Shko shikoje si është

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku një 55-vjeçar ka lënë të vdekur bashkëshorten e tij pas një debati që kishin me njëri-tjetrin.

Autori ka dëshmuar në polici se kishte disa muaj që ishte larguar nga shtëpia pasi kishin debate të shumta mes tij dhe bashkëshortes, por së fundmi ishte rikthyer për një përpjekje paqeje mes tyre.

Ai ka treguar se pasi është rikthyer në shtëpi gjithçka ka shkuar keq sërish ku gjendja kishte shkuar deri në atë pikë herën e fundit sa 55-vjeçari e ka vrarë me thikë të shoqen. Pasi ka kryer krimin ai ka telefonuar të birin dhe i ka thënë të shkojë në shtëpi e të shohë pasi është zënë keq me nënën e tij. Pasi 24-vjeçari mbërriti në shtëpi, gjeti nënën e tij ta masakruar e të mbuluar me gjak.

“Unë dhe Katerina po ziheshim. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të rregullohemi sërish. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, u ktheva në shtëpi. Ne u grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava.” , ishin fjalët e para të kuzhinierit 55-vjeçar për policinë

Sipas informacioneve të protothema.gr , autori ka telefonuar djalin e tij duke i thënë: “Jam grindur me nënën tënde. “Shko në shtëpi dhe shiko. ” Situata ka qenë shpërthyese muajt e fundit.

Të fundit

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të...

Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit...

Lajme të tjera

Web TV