Të jetosh me një gjarpër, nënkomisarja nga Elbasani: E kam anti-stres, më kënaq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit. Nëse mendoni se armët janë hobi dhe pasioni i saj, e keni gabim. Gjarpri është miku më i mirë i polices.

“Unë e kam si anti-stres këtë, më kënaq”, shprehet nënkomisarja Anisa Kostani.

Bashkëjetesa e tyre ka nisur prej 3 muajsh. Të voglit të saj, ashtu siç ajo e quan, nuk i mungon asgjë. Nën-komisarja është tepër e kujdesshme ndaj tij.

“Nuk është e shëndetshme që të qëndrojnë jashtë vivariumit të vetë më shumë së gjysmë orë, mund ti shfaqet ndonjë sëmundje dhe këtu nuk kam se ku e çoj kur të më sëmurët ndaj tregohem shumë e kujdesshme në këtë pjesë, sepse e di që do më duhet ta çoj jashtë shtetit pastaj”, tregon ajo.

Anisa tregon se gjarpri ka ardhur nga Kolumbia. Tani që është i vogël gjatësia e tij është 1 metër e 20, ndaj dhe ndërrimi i lëkurës ndodh më shpesh. Ai është Boa mashkull, mund të jetojë deri në 25 vite dhe gjatësia e tij shkon deri në 2 metra e gjysme.

“Ushqehet me minj të ngrirë një herë në javë, para disa ditësh ka ndryshuar lëkurën ky proces zgjat nga 1 deri në 2 javë. Fillon i zbehet lëkura, i zbehet shikimi dhe më pas brenda 72 orëve ai mund të ketë përfunduar procesin. Ndërkohë nuk duhet prekur nuk duhet nxjerrë nga vivariumi dhe nuk duhet ushqyer”, shprehet ajo.

Të kujdesesh për një gjarpër, kërkon dhe njohuri të mira, për ta kuptuar se kur ai është i stresuar. 27 vjeçar ja tregon se nëse Prada, merr formën e shkronjës S, atëherë është momenti për ta vendosur në ambientin e tij. Megjithatë gjarpri nuk është kafsha e vetme që ajo ka në shtëpi.

Lexo edhe :  Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

“Kam 3 mace dhe 1 qen, macet kanë dhomën e tyre, macet tentojnë i qëndrojnë gjithmonë tek xhami vivariumit. Janë kurioze dhe munden ta ngacmojnë”, thotë ajo.

Nënkomisarja shprehet se në të ardhmen do të marrë një tjetër gjarpër të këtij lloji, ku një faqe e murit të shtëpisë së saj, do jetë e dedikuar vetëm atyre.

Marrë nga Euronews

Të fundit

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës...

Lajme të tjera

Web TV