Rusia kërcënon me luftë: Do e fillojmë nga Lituania…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia nuk i ndal kërcënimet ndërsa BE, NATO, apo G7 janë shprehur për rritjen e sanksioneve.

Ndërkohë që janë intensifikuar bombardimet mbi Ukrainën, Rusia vijon të kërcënojë shtetet perëndimore, dhe mbi të gjitha fqinjët e saj.

Së fundmi është ngritur alarmi, se Kremlini mund të rrëzojë një rezolutë që njeh pavarësinë e Ukrainës, Lituanisë dhe të Estonisë.

Lajmi është publikuar nga media serbe “B92”, e cila shkruan se “Rusia do e nisë luftën e saj nga Lituania”.

Deputeti Yevgeny Fyodorov ka propozuar Dumën e Shtetit për anulimin e rezolutës së Këshillit Shtetëror të BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) “për njohjen e pavarësisë së Lituanisë”, me argumentin se kjo rezolutë është miratuar nga organe antikushtetuese, në kundërshtim me disa nene të BRSS-së.

“Ne sapo kemi filluar nga Lituania dhe është e qartë pse – Lituania është më e rrezikshme për Rusinë për sa i përket situatës në rajonin e Kaliningradit dhe konfrontimit me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse Lituania tani është më e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi me kaq”, citohet të jetë shprehur Fyodorov.

Sipas tij, në situatën me Lituaninë, më së miri shihet shkelja e Ligjit të BRSS “për procedurën e zgjidhjes së çështjeve që lidhen me daljen e republikës federale nga BRSS”.

Konkretisht, për Vilnius, Klaipeda dhe termocentralin bërthamor Ignalina, ligji parashikon një procedurë të veçantë për daljen nga Bashkimi Sovjetik, shpjegon Fyodorov. Sipas tij, pas Lituanisë, një zhvillim i ngjashëm është i mundur për Estoninë dhe Ukrainën.

“Ka një sërë argumentesh pse Lituania duhet të jetë e para në këtë listë. Pasi të përpunohet mekanizmi, ne do ta zbarkojmë në territoret e tjera të NATO-s dhe jo vetëm NATO-s. Ukraina, për shembull, u largua ilegalisht nga BRSS”- u shpreh ai.

Lexo edhe :  “Santa Claus” vjen në Tiranë, Bashkia shpërndan dhurata për fëmijët e familjeve në nevojë

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se qëllimi i veprimeve të tilla është eliminimi i kërcënimeve që vijnë nga vendet e përmendura post-sovjetike, ndërsa njohja e pavarësisë së ish-republikave sovjetike që ndjekin politika paqësore nuk do të rishikohet.

Të fundit

Gripi i shpendëve, shkencëtarët japin alarmin: Fatal për gratë shtatzëna

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në...

‘Shmangni përmbytjet!’, MM: Priten reshje intensive në 5 qarqe

Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore dhe me ulje të temperaturave. Sot Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të...

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme, duke lënë pas një...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Lajme të tjera

Web TV