Si u asgj*sua banda e “skifterëve” shqiptarë, bënin kërdinë në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bandë grabitësish shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se kanë thyer disa banesa në Milano. Prokuroria e Milanos thotë se grupi shqiptarë janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh banesash ndërsa hetimet kanë nisur me identifikimin e një makine të vjedhur dhe që përdorej nga banda për të çuar grupin në vendet e vjedhjeve dhe më pas për t’u arratisur.

Në këtë mjet kriminelët vendosnin targa që herë pas here ua hiqnin vjedhurazi makinave të tjera, për të vështirësuar gjurmimin. Me anë të përgjimeve u zbulua se shqiptarët vodhën në 4 banesa më 22-23 qershor, duke u ngjitur nga çatia.

Policia arriti të gjente një makinë të vjedhur, mjete që përdoreshin për vjedhjet, një pistoletë, para cash, bizhuteri dhe orë.

Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç u gjurmuan brenda një shtëpie në fshatin Millepini në Rodano , ndërsa anëtari i katërt i dyshuar 27-vjeçar, i gjurmuar në një apartament në zonën Niguarda, i rezistoi kontrollit të agjentëve megjithatë u kap. Më pas rezultoi se ai akuzohej edhe për tentativë vrasje në korrik të 2021.

Të fundit

Skandali i Bankers, si ish-administratori Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet

Një hetim i thelluar i Prokurorisë së Fierit ka goditur në zemër kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke zbuluar...

Dosja 5D në gjykatë, dëshmojnë pronarët fiktivë: Na thanë do tërhiqnim vetëm lekët

Ish-pronari i IGOR elektrik, Eduard Meta dëshmoi këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme lidhur me dosjen hetimore “5D”, ku 8 persona janë marrë...

Babëzia me naftën, skandali i Albpetrol zbulon zhvatjen e pasurisë së nëntokës

Një tender i fundit i Albpetrol për riparimin e një pusi nafte në zonën Cakran-Mollaj është skandali i radhës që demonstron keqmenaxhimin monstruoz dhe...

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Mbërrin në vendngjarje ministri Pirro Vengu (VIDEO)

Emergjencat Civile dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit, që digjet prej ditës së martë. I pranishëm pasditen...

“Ora 5 e mirë për gjumë!”/ Opozita braktis seancën plenare, asnjë deputet në sallë

Teksa vijon seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur sallën dhe janë larguar. Bledi Çuçi bëri apelin për diskutuesit e PD, por as Sali Berisha,...

Lajme të tjera

Web TV