“S’po parandalojmë dot atent*tet”/ Autoritetet belge: Mafia shqiptare ka pushtuar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brukseli është shndërruar përgjatë muajve të fundit në zonën më të nxehtë të përplasjeve mes bandave të trafikut të drogës, kryesisht ato shqiptare. Sipas raportit të policisë së Brukselit përgjatë këtij viti janë shënuar 22 përplasje me armë, ku ka pasur edhe fatalitete me vdekje.

Zonat më të nxehta janë vetë kryeqyteti dhe zonat e tjera afër tij. “Nuk janë në të njëjtin kontekst, nuk bëhet fjalë për një organizatë kriminale pas të gjitha incidenteve. Bëhet fjalë për grupe të ndryshme. Motivet dhe rrethanat janë të ndryshme”, tha Tim De Wolf, prokurori publik i Brukselit.

Megjithatë, sipas autoriteteve, shumica e përplasjeve me armë lidhen me trafikun e drogës. Pas operacionit SKY ECC, emri i dhënë një hetimi mbi krimin e organizuar që përfshinte depërtimin në një shërbim të koduar të mesazheve të përdorura nga kriminelët në vend, policia e Brukselit ka punuar në mënyrë aktive për të hetuar trafikun e drogës. Sipas autoriteteve belge përplasjet me armë lidhen edhe me mafian shqiptare siç ishte rasti pranë Place de Brouckère, ku Kasandër Noga qëlloi me 6 plumba Erion Hasanbelliu i cili mbeti i plagosur rëndë. Konflikti mes dy shqiptarëve kishte një histori 20-vjeçare përplasjeje dhe tentativa për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Wolf vuri në dukje se personat e plagosur nga atentatet hezitojnë të bashkëpunojnë edhe pse i dinë detajet, dhe se mbledhja e dëshmive në qarqet e trafikut të drogës është një proces i ngadaltë, i cili e ndërlikon më tej hetimin.

“Në çdo rast, këto dosje konsiderohen si prioritet si nga prokuroria publike ashtu edhe nga zonat e policisë në fjalë”, ka theksuar ai.

Mungesa e stafit dhe burimeve

Një prani e shtuar e policisë tashmë po zbatohet në lagje të caktuara të ndjeshme për të siguruar qytetarët, tha De Wolf.

Lexo edhe :  Zjarret në vend/ Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

Megjithatë, në muajt e fundit, raportet theksuan se Policia Gjyqësore Federale po përballet me mungesë të stafit, veçanërisht detektivë, duke rezultuar që ato të kenë rregullisht në raft rastet e krimeve të rënda. Operacioni SKY ECC çoi në rritjen e rasteve, gjë që ka shtuar më tej ngarkesën e hetuesve. Kjo ngarkesë shtesë dhe burime të kufizuara mund të rezultojnë që atentatet të jenë më të vështira për t’u parandaluar. Muajin e kaluar, policia i kërkoi Komisionit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Federal për investime shtesë, si dhe 1000 anëtarë shtesë të stafit për të ndihmuar forcat të organizohen më mirë, veçanërisht në një botë dixhitale.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV