Në fjalën e tij në samitin e NATO-s, presidenti amerikan Joe Biden ka ngatërruar Suedinë, një nga vendet e që pritet të anëtarësohet në NATO, me Zvicrën.
Presidenti amerikan po lavdëronte dy vendet e reja që do i bashkohen aleancës, Finlandën dhe Suedinë, teksa iu referua gabimisht Zvicrës.
“O zot, jam aq i shqetësuar për të zgjeruar më tej Aleancën saqë u gabova…”, tha presidenti amerikan.
Biden e përshkroi ftesën e dy anëtarëve të rinj si një “akt historik”, si pjesë e përgjigjes së Perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe agresionit në rritje ndaj fqinjëve të tjerë evropianë.