Pushimet luksoze të Ronaldos në Spanjë: Shpenzon 14 mijë euro vetëm për çarçafë dhe…

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është një nga sportistët më të pasur në botë dhe nuk ka humbur asnjëherë mundësinë të shijojë jetën e tij jashtë sezonit.

Së fundmi, ylli portugez është parë me pushime me familjen në Mallorca të Spanjës.

CR7 ishtë bashkë me partneren dhe katër fëmijët e tyre duke u relaksuar para fillimit të një sezoni të rëndësishëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Duke folur për pushimet, disa raportime zbulojnë shumën e parave të shpenzuara nga ylli i futbollit botëror. Raportet më pas flasin për vilën ku lojtari i United ka shpenzuar rreth 14 mijë euro për sende shtëpiake si peshqirë, çarçafë dhe produkte të tjera të nevojshme për përdorim të përditshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)


Në mënyrë të ngjashme, Cristiano Ronaldo mesa duket ka blerë disa syze dielli të cilat vlerësohen deri në katër mijë euro.

Pra, nëse shtohen të gjitha kostot e jahtit, avionit privat, sendeve shtëpiake dhe syzeve të diellit; Cristiano Ronaldo ka shpenzuar rreth 27.6 milionë euro.

Por gjatë këtyre pushimeve, ai ka qenë i përfshirë në bisedime të panumërta për transferime me klube të ndryshme nga e gjithë bota.

CR7 muajin e kaluar ka sqaruar pozicionin e tij për të qenë te Manchester United dhe është i emocionuar që do të punojë me trajnerin e ri, Erik ten Hag.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)


“Isha dhe jam shumë i lumtur që jam këtu, dhe ajo që duhet t’u them tifozëve është se ata janë të mrekullueshëm”, tha Ronaldo.

Lexo edhe :  Dinamo bie në Elbasan, Vora bën surprizën ndaj Teutës pretendente

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi të fitojmë ndeshjet dhe të përpiqemi të fitojmë një kampionat apo një kupë, por besoj se Manchester do të jetë aty ku i takon. Siç e kam thënë edhe më parë, ndonjëherë kërkon kohë, por unë ende besoj”, vazhdoi ai.