Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu do jetë çdo vit

Mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të këtë më kufij. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pika e kalimit kufitar e Morinës do të hiqet dhe kjo marrëveshje mes dy vendeve do të jetë në fuqi çdo vit.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet sesi pushuesit nga Kosova prisnin në radhë të gjata për të hyrë në Shqipëri verën e kaluar, ndërsa këtë vit me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve nuk do të ketë më kufi për muajt e verës dhe festat kombëtare.

‘Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin”, shkruan Rama.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë që në kufi radhët janë zhdukur.