Zbulohet një foshnjë mamuthi leshi që ka jetuar 40,000 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gërmues ari ka zbuluar një foshnjë mamuthi leshi të mumifikuar në Yukon, Kanada. Sipas analizave të deritanishme , duket se foshnja mamuth ishte femër dhe quhej Nun cho ga, që do të thotë “kafshë e madhe, foshnjë” në gjuhën tradicionale Hän, e folur nga popullatat vendase.

Për momentin rezulton të jetë mamuthi më i plotë i mumifikuar i zbuluar në Amerikën e Veriut. Është e sigurt që Nun cho ga bredhi në Yukon për një kohë të gjatë, së bashku me kuajt e egër, luanët e shpellave dhe bizonët gjigantë të stepës. Ai jetoi rreth 30,000 vjet më parë dhe pas ngordhjes mbeti i ngrirë në permafrost gjatë epokës së fundit të akullit.

Grant Zazula, një paleontolog në qeverinë e Yukon, tha se minatori bëri atë që tani konsiderohet “zbulimi më i rëndësishëm në paleontologji në Amerikën e Veriut”. Dan Shugar i Universitetit të Calgary-t, i cili ishte pjesë e ekipit që gërmoi dhe nxori mamuthin e leshtë, tha gjithashtu se ky zbulim ishte “gjëja shkencore më emocionuese ku kam qenë pjesë e ndonjëherë”.

Me siguri, pak para vdekjes së tij, mamuthi i vogël ishte me të ëmën dhe kishte ngrënë me të në një zonë të pasur me barishte, deri kur u largua shumë larg saj dhe ngeci në një zonë me baltë, e cila u bë varri i tij. Kjo e lejoi atë të ruhej në mënyrë perfekte deri më sot, aq sa kur u zbulua kishte ende thonjtë e këmbëve, lëkurën, flokët.

Edhe pjesët e brendshme të kafshës ishin të paprekura, me vaktin e fundit të barit ende të pranishëm në stomak. Yukon, në fakt, është i njohur për depozitimin e fosileve të epokës së akullit, por rrallë zbulohen artefakte të tilla të papërlyera dhe të ruajtura mirë. Mamuthi ishte një kafshë me madhësinë e elefantit afrikan, ai endej në shumë zona të planetit deri rreth 4000 vjet më parë. Sapienët e gjuanin atë për të marrë ushqim. Deri më sot ka një polemikë për arsyet e zhdukjes së tyre: disa studiues spekulojnë se ishte kryesisht gjuetia, ndryshimi i klimës ose ndoshta të dyja.

Të fundit

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV