Rama pas takimit me Rutte: Shqipëria e Holanda propozim të përbashkët për idenë e Francës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se së bashku me homologun holandez do të përgatisin një propozim të tyre sesi duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane ideja e presidentit të Francës për komitetin e ri politik Europian.

“Vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë. Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim të tyrin për sesi duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e presidentit të Francës për komitetin e ri politik Europian. Kjo është një ide e re për të gjeneruar një fuqi të re europiane pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër bashkërisht si dy vende mike njëri në rrënjët e Bashkimit Europian, tjetri ende jo në Bashkimin Europian, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik evropian. Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike, europiane dhe më gjerë, si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për Shqiptarët. Do të punojmë më kryeministrin Rutte edhe me skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv dhe produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në samitin e madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm ku do të paraqesim edhe propozimin tonë.” tha Rama.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV