Macron-it i “plas skandali”/ The Guardian: Marrëveshje e fshehtë në kurriz të francezëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti zhvillimin ekonomik të kompanisë amerikane Uber në Francë dhe nënshkroi një “marrëveshje” të fshehtë me të në kohën kur ishte ministër i ekonomisë në vitet 2014-2016.

Këtë fakt e ka nxjerrë në dritë një investigim ndërkombëtar mediatik, i pagëzuar si “Dosjet Uber”. Hetimi bazohet në 124,000 dokumente të brendshme konfidenciale të kompanisë, mbi të cilat ka hedhur dritë gazeta prestigjoze britanike The Guardian.

Dyzet gazeta të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë francezen Le Monde dhe Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), gjithashtu morën pjesë në analizën e dokumenteve. Hulumtimet treguan se Macron arriti një ujdi sekrete me Uberin për ta “bërë Francën të punojë për të, në mënyra që Uberi të punojë brenda Francës dhe për Francën”, një shkëmbim i thjeshtë, thotë Le Monde, që thekson se Macron e bëri këtë lëvizje në kohën kur tensionet mes taksistëve dhe kompanive të ndarjes së udhëtimit ishin në nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë.

Macron premtoi “një thjeshtim drastik të kërkesave ligjore” për të marrë një licencë për ndarjen e udhëtimit pas vendimit të gjykatave franceze për të cilësuar UberPop, një nga markat europiane të kompanisë së transportit, si të paligjshme në 2015 pasi ligjvënësit miratuan të ashtuquajturin Ligji për Taksitë. Macron pretendohet se shkoi aq larg sa pas miratimit te këtij ligji pothuajse i kërkoi falje Uber-it, e cila pritej të “turbullonte” tregun tradicional të taksive.

Verifkimet tregojnë se Macron zhvilloi disa takime me drejtuesit e Uber-it, të cilat nuk i ka bërë publike. Deputetë të opozitës, nga e majta dhe e djathta ekstreme, e sulmuan presidentin, duke e cilësuar si një “lobist në shërbim të interesave të huaja ekonomike private” e sugjeruan zhvillimin e një hetimi parlamentar, që mund ta vendosë në pozita aspak të rehatshme liderin 44-vjeçar, i cili humbi shumicën në Asamblenë Kombëtare gjatë zgjedhjeve të muajit të kaluar./ TCH

Të fundit

Publikohen shifrat/ Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në Shqipëri

Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Në këtë grafikë, ku të...

Libra, bizhuteri, lule dhe…/ Sa u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve?

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Kryeministri Rama uron mësuesit për 7 marsin/ Mirënjohje për përkushtimin!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit. Shefi i qeverisë thekson se kjo ditë risjellë në vëmendje rolin dhe...

Dita e Mësuesit/ Festohet sot 7 Marsi, 138 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta...

Tregtia Shqipëri-SHBA/Si do të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta...

Lajme të tjera

Web TV