E dashura e “fshehtë” shoqëroi Totti-n në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri më tani ata kishin arritur të fshiheshin. Asnjë foto e dalë në publik. Noemi Bocchi është dashuria e re e Francesco Tottit, edhe pse ata pothuajse kishin humbur gjurmët. Fotografi i revistës javore Chi i “nxori zbuluar” pasi përndoqi Tottin një natë vere, nga ora 20:30 deri në orën 02:30 të mëngjesit, ndërsa i shoqëruar nga një shok që drejtonte një Smart, ai shkoi në shtëpinë e romakes, e cila mori zemrën e tij. Para kësaj, Noemi ishte fotografuar në Stadiumin Olimpik vetëm disa karrige larg kapitenit të përjetshëm të Giallorossi, herën e parë në Roma-Inter më 4 dhjetor 2021 e pastaj gjithmonë në tribuna, por asnjëherë shumë afër. Noemi Bocchi është 34 vjeç, e ndarë me dy fëmijë, një tifoze rome, e apasionuar pas vozitjes, pothuajse një kopje e Ilaryt.

Totti dhe Ilary Blasi mohuan çdo krizë martesore, madje të indinjuar. Por Totti dhe Bocchi vazhduan të takoheshin në fshehtësi, me kujdes, gjithmonë duke “parë nga pas”. Kur Françesko shkoi në Tiranë për finalen e Konferencës së Ligës, prezente ishte edhe ajo. Në një fluturim tjetër, i njëjti hotel, dhoma të veçanta, të kujdesshëm maksimalisht. Por kjo nuk mjaftoi sepse ata i panë. Dikush pretendon se i ka parë në një restorant të famshëm, dorë për dore. Gjithashtu janë parë në “Isola del Pescatore”, në plazhin e Santa Severa, një restorant i famshëm ku Ilary mori propozimin për martesë. Të tjerët thonë për fundjavat romantike në një hotel-keshtjellë në periferi të kryeqytetit.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV