Ukraina: Rusia po përgatitet për fazën e re të ofensivës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia po përgatitet për fazën e re të ofensivës së saj në Ukrainë, tha një zyrtar i ushtrisë ukrainase, pasi Moska udhëzoi trupat e saj që të rrisin operacionet ushtarake.

“Nuk janë vetëm sulmet me raketa nga ajri dhe deti”, tha Vadym Skibitskiy, zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase.

“Ne po shohim bombardime përgjatë gjithë linjës së kontaktit dhe në mbarë vijën e frontit. Ka përdorim aktiv të taktikave të aviacionit dhe sulmeve me helikopterë. Po ashtu ka aktivizim të armikut në gjithë frontin e luftës. Qartësisht, përgatitjet po bëhen për fazën e re të ofensivës”, tha ai më 16 korrik.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 17 korrik se trupat ukrainase kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të përparuar drejt Sllovijanskut, një bastion kyç ukrainas në Donjeck, por edhe sulme të tjera në mbarë këtë rajon që gjendet në lindje të Ukrainës, shkruan REL.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 17 korrik se Rusia po përforcon pozicionet e saj mbrojtëse në gjitha territoret e pushtuara në jug të Ukrainës.

“Kjo përfshin edhe lëvizjen e fuqisë njerëzore, pajisjeve dhe depove mbrojtëse midis Mariupolit, Zaporizhjas dhe Hersonit”, tha kjo ministri, duke shtuar se forcat ruse në Melitopol po ashtu kanë rritur masat e sigurisë.

Më 16 korrik, Moska njoftoi se do të rrisë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dha “instruksione për intensifikimin e mëtejmë të veprimeve të njësive në të gjitha zonat operacionale, një urdhër që përjashton mundësinë që regjimi i Kievit të nis sulme të mëdha me raketa dhe artileri mbi infrastrukturën civile dhe vendbanimet në Donbas dhe në rajone të tjera”.

Lexo edhe :  Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Ukraina tha se të paktën 40 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në zonat urbane në tre ditët e fundit.

Të fundit

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

Lajme të tjera

Web TV