Atentati në Fushë-Krujë, ja rolet e dy viktimave që shoqëronin Brilant Martinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku viktimë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Bëhet me dije se 4 autorët e ngjarjes së rëndë prej ditësh kanë survejuar dhe ndjekur lëvizjet e Martinajt.

Ndërkohë Diklen Vataj luante rolin e bodigardit të 22-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.

Ndërkohë Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “VW Passat”, që dyshohet se u shkrumbua pas hedhjes së lëndës djegëse nga autorët.

Automjeti ku po udhëtonin tre persona u qëllua me rreth 50 plumba, ndërsa lëvizte në mbikalimin e Fushë Krujës, ku për pasojë dhe mori flakë.

Makina e autorëve që dyshohet të jenë katër vetë është gjetur pak pas atentatit në fshatin Larushk.

Brenda mjetit u gjet dhe një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur në krim.

Ndërkohë armë u zbuluan edhe në makinën e shkrumbuar të viktimave.

Të fundit

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka...

Diplomatët evropianë nuk pajtohen për vend-takimin e mundshëm Trump-Zelensky-Putin

Në varësi të asaj se si do të shkojë takimi i sotëm, Sky News kupton se diplomatëve evropianë u është kërkuar nga homologët amerikanë...

Një paqe me dhimbje, ose një luftë e gjatë – Nuk ka alternativë tjetër

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në Uashington mes Donald Trump dhe...

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në qytetet e mëdha, Ministria e...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Lajme të tjera

Web TV