Atentati në Fushë-Krujë, Artan Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve: Nuk do ketë më tolerim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, u ekzekutuan nga një atentat i mirë organizuar.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live”, duke folur për këtë ngjarje tha se kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre.

Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë-Krujës po kryhet një luftë e ashpër mes organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë”, tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.

“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditen ata që nuk po ruhen dhe dalin nga bazat e tyre”, tha Hoxha.

Duke u ndalur tek operacioni “Plumbi i Artë”, Hoxha përmendi edhe një nga të kërkuarit, Ervis Martianj, duke thënë se që nga ngjarja e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person, Ervis Martinaj po sulmohet në mënyrë permanente.

“Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permanente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permanente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste”, tha Hoxha.

Të fundit

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Lajme të tjera

Web TV