Plagosi fëmijën e mitur në det me motoskaf, arrestohet 40-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi përplasi dje me motoskaf një të mitur në plazhin e Jonufrit në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.K., banues në Tiranë.

Ai akuzohet se nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese dhe për pasojë dëmtoi 7-vjeçarin.

NJOFTIMI I POLICISË
Nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur, vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip motoskaf.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV