Përplasi me gomone 7-vjeçarin/ Gjykata e Vlorës jep vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zhvilluar këtë të premte seanca e masës së sigurimit ndaj Andis Korreshi, 40 vjeçari i cili disa ditë më parë nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, e për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur.

Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë, vendosi masën “arrest shtëpie” ndaj 40 vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj dhe prokuror Hyrjet Lamaj.
Ngjarja ka ndodhur më 18 korrik në bregdetin e Vlorës, ku gomonia e drejtuar nga  Andis Korreshi, goditi një fëmijë 7-vjeçar. Fëmija mori plagë të rënda dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 në plazhin e Jonufrës. Fëmija është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se pak ditë më parë një gomone tjetër në plazhin e Jalës, doli jashtë kontrollit dhe për pasojë për pak sa nuk u mori jetën 2 pushuesve ne breg.

Mesditën e së shtunës, një djalë dhe një vajzë mbetën të plagosur teksa pushonin në bregdetin e Jalës, pasi u përplasën me gomone nga një 37-vjeçar. Gjergj Priftuli, i cili u arrestua nga policia, humbi kontrollin e mjetit teksa po lundronte me shpejtësi të madhe në mes të pushuesve.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV