“Raphinhazo” në Las Vegas/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona fitoi 1-0 ndaj Realit në Klasiken verore në Las Vegas. Triumfi erdhi me golin fantastik të Raphinhas. Kjo ndeshje është edhe kryefjala e mediave sportive por nuk mbetet pas edhe transferimi i Kounde.

Gazeta “Marca” hapet me titullin: “Raphinhazo” në Las Vegas. Braziliani i Barçës shënoi në minutën e 27-të në El Clasico.

Gazeta “As” shkruan: Një El Clasico e parakohshme. Real Madrid dhe Barça luajtën në Las Vegas.

Gazeta “Sport” vjen me titullin: “Gjithçka për Kounde”. Vullneti dhe vendosmëria e qendërmbrojtësit për të nënshkruar me Barçën është çelësi.

Edhe gazeta “Mundo deportivo” i kushton faqen e parë Kounde-s: “Orë të nxehta për Kounde”. Lojtari që është midis transferimit te Barcelona ose Chelsea, por ende nuk ka ‘tym të bardhë’ mes palëve. Qendërmbrojtësi francez, i cili dukej një hap larg nga Chelsea, është gjithnjë e më afër nënshkrimit për Barçën.

Gazeta “Sport Star Sunday” hapet me titullin: “Cristiano largohet dhe më pas qëndron”. Ronaldo synon të luajë në Champions League. Manchester United është gati të lërë Ronaldon të largohet këtë verë, por vetëm në formë huazimi.

“Max po e shijon”, ky është titulli hapës i “Corriere dello Sport” pas suksesit të Juventusit në një ndeshje miqësore kundër Deportivo Guadalajara.

Të fundit

Kreshnik Spahiu: “Pronari” i djeshëm më kërkoi 20 mijë lekë borxh

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po...

Japoni, dy boksierë humbin jetën

Dy boksierë kanë ndërruar jetë në Japoni në dy ndeshje të ndryshme. Shigetoshi Kotari, 28-vjeç, humbi ndjenjat pas një ndeshje me 12 raunde kundër...

Berati, qytet me shpirt

"Ka qytete që kanë shpirt: janë pikërisht ata që kanë një të kaluar. Nga kjo pikëpamje, qytetet u ngjasojnë njerëzve." - "Qytete dhe fantazma",...

Crystal Palace mposht Liverpool-in dhe fiton Community Shield

Crystal Palace ka fituar Community Shield, duke mposhtur në finale Liverpool-in, nga pika e bardhë e penalltive 3-2, pasi koha e rregullt u mbyll...

Kush është Mefail Shkodra, u mori jetën 3 personave në Gjilan

Mefail Shkodra, i akuzuar si autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në qershor të vitit të...

Lajme të tjera

Web TV