Shqipëria në flakë, 15 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 15 vatra zjarri.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të

Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
• Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

Ndërkohë është bërë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:

• Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
• Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
• Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
• Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.
• Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
• Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
• Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
• Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
• Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
• Fshatin Qarr, bashkia Has.
• Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.

“Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës”, njofton Ministra e Mbrojtjes.

Të fundit

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat...

Efekti elektoral Veliaj/ Majko: Goditje e rëndë për PS. Tirana, fushatë delikate

Deputeti socialist i ftuar në ‘Real Story’ komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se është një goditje e rëndë për PS. Më tej, Majko tha se...

Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren

Një thirrje të brendshme për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, e ka quajtur Juli Ilirjani kandidimin e saj në listën e...

Italia do t’i dhurojë Shqipërisë një anije ushtarake, zbulohet data kur mbërrin në Durrës

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e fortë për të fuqizuar Flotën Detare të Shqipërisë me një anije patrulluese dhe tre anije...

GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe...

Lajme të tjera

Web TV