“Surprizë, karabinierët”/ Fshihej në Shqipëri, kapet 25-vjeçarja sapo zbret në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 25-vjeçare shqiptare është surprizuar kur kthimi nga pushimet në Shqipëri për në Itali nëpërmjet portit të Ankonës ka përfunduar me pranga në duart e saj.

Policia italiane e arrestoi të renë, ndërsa gjykata më pas e la në “arrest shtëpie”. Kjo pasi, 25-vjeçarja nga Umbertide, në provincën e Perugias, ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë.

Çifti i shqiptarëve, megjithatë, për t’i shpëtuar dispozitës së gjyqtarëve, ishin larguar përsëri në vendlindje.

Më pas kundër bashkëshortit të gruas u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.

Ndërkohë, sa i përket partneres së tij, 25-vjeçarja është arrestuar nga agjentët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës.

Pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet në port ata e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

Ndaj saj ka nisur edhe procedura me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik.

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV