Dilema më e madhe për prokurorinë mbi Arjan Tasen ka qenë caktimi i veprës penale me të cilën ai do të hetohet.
Tre faqe ka qenë ahkresa e dërguar nga prokuroria në gjykatë për kërkesën e caktimit të masës së sigurisë për të.
Në dëshminë e të atit të vajzës, thuhej se ai ka qenë duke u larë me të bijën në breg kur ka parë një skaf që po i afrohej bregut.
DOSJA E PROKURORISË
Pasi ka kaluar piketat të cilat nuk duhet t’i kalonte, Tase ka hyrë në plazhin plot me pushues me shpejtësi skëterrë.
Pasi ka marrë familjarët e tij, ai ka marrë një kthesë dhe në këtë moment ka goditur me helikat e skafit vajzën.
Babai duke ulëritur fort ka parë që ai ka tentuar të largohet me shpejtësi në det teksa pushuesit e kanë ndaluar të largohet.
Prokuroria thotë se Tase ka kryer vrasje me dashje në mënyrë indirekte dhe kjo është vepra penale për të cilën do të hetohet. Ai e ka ditur pasojën që mund të vijonte nga veprimi i tij.