Policia kufitare e Sarandës ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja si dhe i ka sekuestruar mjetin lundrues një shtetasi i cili nuk i bind policisë për të ndaluar teksa lëvizte me një gomone.
Policia thotë se gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet.
Pronarit të mjetit lundrues, një 61-vjeçar, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.