“Napoli-Barcelona”, Setién: S`besoj se i kanë harruar Romën e Liverpoolin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Quique Setién, trajneri i Barcelonës, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Napolin të martën, që do të zhvillohet që nga ora 21:00. Ai ka folur për takimin që e cilëson të vështirë, për debutimin në ‘Champions’ dhe gjithçka tjetër. “Ndeshja do të jetë e komplikuar për të dy ekipet, me siguri me opsione dhe të diskutueshme. Presim Napolin më të mirë! Tashmë e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë në Champions League”- u shpreh Setién.

Ndërsa është gjendur para medieve mjaft të interesuara për mendimin që ka trajneri i ri i katalanasve për skuadrën e Napolit, tekniku u përgjigj me shumë finesë: Motivimi është special për ndeshjen time të parë në Champions League. Debutimi vjen në një stadium historik, do të jetë një ndeshje plot pasion dhe shpresoj të jetë ndeshje për t’u kujtuar”.

Por në fund të bisedës me mediet trajneri i Barcelonës u ndal edhe tek kolegu dhe homologu i tij që gjendet në pankinën e Napolit, Gennaro Gattuso duke thurur elozhe për ish-mesfushorin legjendar të Milanit. Ai ka ndryshuar skuadrën pas largimit të Carlo Ancelottit dhe kërkon përqendrim maksimal nga të tijtë. Setién foli edhe për eliminimet befasuese me përmbysje, fillimisht nga Roma dhe Liverpooli.

Ai tha se për këtë nuk ka folur me lojtarët, por që natyrisht, ata e kanë në mendje. “S’kemi folur për atë që ndodhi në Romë, apo në Anfield – por sigurisht se ata e kanë në mendje. I besoj këtyre lojtarë, duhet të vazhdojmë me punën që po bëjmë”, theksoi mes tjerash Setien. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen,...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Lajme të tjera

Web TV