Bursa sa paga minimale! Ja procedurat që duhet të ndjekin studentët për të aplikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak kohësh Këshilli i Ministrave miratoi programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe kriteret e mbështetjes financiare për studentët ekselentë.

Ndaj, Ministria e Arsimit, përmes një udhëzimi, ka përcaktuar rregullat, afatet, dokumentacionin dhe mënyrën e financimit të studentëve.

Studentët që kanë një mesatare relativisht të mirë, mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga degët e shpallura prioritet kombëtar, ekselentët e padiskutueshëm me 10.00 si në gjimnaz dhe provime mature jo më pak se 9.5 si dhe ata që kanë fituar një nga tri vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, janë të lirë të aplikojnë për bursë sapo të nisë viti akademik e deri në 30 janar.

Përpos kërkesës së posaçme për aplikim që duhet të jetë gati në çdo fakultet, studenti që mendon se i përmbush kushtet dhe kërkon të aplikojë për mbështetje financiare (përjashtim nga tarifa e shkollimit dhe bursë mujore) duhet të dorëzojë në sekretari diplomën dhe certifikatën që ka përfunduar Maturën Shtetërore; vërtetimin nga institucioni i arsimit të lartë publik që është pranuar në një program studimi si dhe certifikatën e fitimit të olimpiadës për rastet kur i riu/e reja aplikon me këtë status.

Në momentin që shpallet lista e përfituesve, me gjasë pas 30 janarit që shërben si kufi për depozitimi e paketës së dokumenteve, çdo student do të ketë në llogarinë e tij brenda datës 5 të çdo muaji pagën minimale në masën e 32 mijë lekëve.

Nuk dihet nëse është e njëjta shumë që është ndarë çdo vit për fondin e ekselencës, por dokumenti përcakton qartë se ky program do të mbështetet nga Ministria e Arsimit, e cila do të japë fondet për universitetet në formë grantesh.

Lexo edhe :  Kujdesi për kafshët/ Tiranë, hapet spitali i parë veterinar

 

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV