Atentati me dy viktima në autostradën Fier-Vlorë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në atentatin që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, pasditen e kësaj të premte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shoqëruar nga zv.Drejtori për Krimet Neritan Nallbati kanë shkuar në Vlorë, ku kanë qëndruar për disa minuta në komisaritain e e këtij qyteti.

Ende nuk jepen detaje të tjera mbi qëllimin kësaj vizite nga kryepolici Nano në policinë e Vlorës. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e atentantit mafioz të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Atentati me dy të vrarë në autostradën Fier-Vlorë ndodhi mëngjesin e së enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal.

Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në rrugën Levan-Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikovë. Pista kryesore ku po dyshon policia është hakmarrja për një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV