Rusia, akuza Ukrainës: Keni helmuar ushtarët tanë, kemi provat gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka akuzuar Ukrainën se i ka helmuar disa prej trupave të vet në rajonin juglindor të Zaporizhzhia-s. Sipas ministrisë në fjalë, një numër ushtarësh rusë janë dërguar në një spital ushtarak me simptoma helmimi më 31 korrik.

Nga rezultatet, sipas Rusisë, del se në gjakun e tyre është gjetur toksinë botulinum, e tipit B.

“Për faktin e terrorizmit kimik të sanksionuar nga regjimi (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy, Rusia po përgatit prova mbështetëse me rezultatet e të gjitha analizave,” tha ministria në një deklaratë.

Sesa ushtarë “janë helmuar” dhe se në çfarë gjendje shëndetësore janë ata, Rusia nuk jep detaje. Nga ana tjetër, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës tha në përgjigje se helmimi i supozuar mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e mishit të konservuar, të skaduar.

Toksina botulinum e tipit B është një neurotoksinë që mund të shkaktojë botulizëm kur gëlltitet në produkte ushqimore të kontaminuara më parë, por mund të ketë edhe përdorime mjekësore.

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV