“Nipi im të dënohet për atë që ka bërë”, familjarët e autorit: Ja si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, Elbasani, por jo vetëm u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 33-vjeçari, Madrid Ulqinaku u vra me pistoletë. Për krimin policia ka arrestuar një person, Eiden Dino ndërsa shpalli në kërkim autorin Horigito Peqini dhe bashkëpunëtorin Klaudjan Sallufin.

Horgito Peqini u tha se ishte edhe nipi i Eduart Peqinit i njohur ndryshe si Mandela i Elbasanit, kreut të bandës më famëkeqe të vitit 1997-të, i cili tashmë ndodhet në burg duke vuajtur dënimin e përjetshëm.

Por daja i Horgitos, Gentjani ka mohuar çdo lidhje farefisnore me Mandelën e Elbasanit.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandeles. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im”, ka thënë Gentjani për Abc.

Më tej daja i Hogitos i kërkon drejtësisë që të hetojë deri në fund ngjarjen, pasi duhet sqaruar njëherë e mirë se çfarë e lidhte nipin e tij me një 33-vjecar. Gentjani thekson se sa herë ka ardhur në Shqipëri ka takuar shokët e Horgitos, të cilët janë bashkëmoshatarë me të, dhe se nuk e kupton se çfarë mund ta lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar.

“Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”, thekson më tej Gentjani.

Lexo edhe :  Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

Ndërkohë daja i të riut Horgito Peqini, ka folur dhe për dëshminë e bërë nga Eiden Dino në polici, i cili ka thënë se para ngjarjes Horgito dhe Klaudjani kanë pirë drogë.

Sipas Gentjanit nipi i tij nuk pinte as cigare, prandaj kjo ngjarje duhet të hetohet deri në fund nga policia.

Të fundit

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Lajme të tjera

Web TV