Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta ka paralajmëruar se më datë 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

“Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit.  Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së F.T. nga Sigurimi, nuk ka ekzistuar asnjë dosje për mua dhe kot bëhen qesharakë kur duhet të merren me inceneratorë, dhe merren nëse kam ndryshuar apo jo gjeneralitetet.

Është e qartë siç është edhe qytetari F.T., për falsifikimet në dosjet e tij, për të cilat ka marrë edhe rrugën ligjore, është çështje me të cilën do të njiheni edhe ju kur të bëhet kallëzimi penal siç kanë funksionuar ata si grup i strukturuar kriminal, për të përfshirë pres e republikës.. Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës “, tha sot Meta në një komunikim për mediet.

Gjatë muajit korrik dolën shumë aludime që donin që ish-Presidenti Ilir Meta të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Aludimet qarkulluan pasi sipas Autoriteteit të Dosjeve, një politikan me iniciale I.M ka qenë pjesë e dosjeve të ish-Sigurimi të Shtetit në kohën e komunizmit. Autoriteti i Dosjeve përmes një postimi dha informacion se politikani i nivelit të lartë I.M. është pjesë e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Lexo edhe :  Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Pas spekulimeve se ish-presidenti Ilir Meta është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, institucioni theksoi se të gjithë të interesuarit duhet të të ndjekin rrugën ligjore për informim mbi këtë çështje, duke shtuar se të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.

Ilir Meta  ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ai është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.

Të fundit

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po...

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

Elvin Luku Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh...

Lajme të tjera

Web TV