Përdhunoi të miturën bashkë me 4 djem të tjerë, Shkëlqim Kameri: S’jam bërë pishman!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë e abuzimit të një 11-vjeçareje nga pesë meshkuj për disa orë rresht ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe jo vetë.

Detaje dhe deklarata tronditëse vazhdojnë të dalin në dritë, teksa nuk kanë kaluar ende as 72 orë nga ngjarja.

Shkëlqim Kameri është një nga pesë personat të cilët dy ditë më parë përdhunuan 11-vjeçaren për gati 7 orë në Prishtinë. Teksa ndodhej në arrati, Kameri ka shpërndarë një video në të cilën thuhet: Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë.

“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain…sepse të fortët e vërtetë dhe gansterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg…Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon që ai ka shpërndarë.

Ai u dorëzua në polici nga vetë babai i tij ditën e djeshme i cili i shkatërruar u shpreh se 19 vjeçari nuk ka qenë një djalë problematik, por shoqëria me të cilën shoqërohej ka ndikuar për keq.

Më tej ai shtoi se se ata jetojnë 8 anëtarë me një rrogë dhe do e ketë të pamundur t’i paguajë të birit një avokat.

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, u shpreh i ati.

Të fundit

Emër i njohur në Superiore, Tirana shënjestron ish-sulmuesin e Egnatias

Një emër i njohur mund të kthehet në Superiore gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi azer, Vusal Isgandarli, mund të...

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, policia njoftim të ri

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur...

Shkak rritja e konsumit/ KESH shpenzoi mbi 13 milionë euro për 2 javë energji elektrike

Mbi 13 milionë euro në vetëm dy javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur dy...

Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastasios është në gjendje të qëndrueshme

Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Gjykata Kushtetuese ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për drejtimin e këtij institucioni. Pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, kandidatët që kanë paraqitur interes...

Lajme të tjera

Web TV