Ironia e fatit! Vila luksoze e presidentit Zelensky, iu jepet me qira… rusëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po lufton me forcat ukrainase, me sa duket në shumë fronte.

mediat italiane prej ditësh është përhapur një lajm që, në qoftë se verifikohet, do të përbënte një paradoks ose të paktën një autogol te pavullnetshëm për imazhin e tij.

Familja Zelensky prej vitesh kanë në pronësi një vilë në Itali, në një nga zonat turistik e më luksoze të Italisë, Forte Dei Marmi.

Vila e blerë rreth 4 milionë euro, pothuajse e pabanuar prej kohësh, jepet me qira. Shifrat në pikun e verës shkojnë edhe në 50-70 mijë euro në muaj.

Mirëpo, sipas mediave italiane, qiraxhinjtë e pasur të vilës së familjes Zelensky me shumë mundësi janë rusë.

Dëshmitë janë të shumta, nga komshinjtë që kanë dëgjuar njerëz që flasin rusisht deri tek selfie i një gruaje pikërisht te vila, me shkrimin ironik, “Si ka mundësi? Një banore ruse në shtëpinë e presidentit ukrainas?

Material i mjaftueshëm për të vënë në siklet presidentin ukrainas, që pak javë më parë ftonte autoritetet italianë të mos i jepnin viza turistëve rusë, ndërkohë që rusë t’i kanë hyrë në shtëpinë e tij private.

Të fundit

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

Një video dhe foto që kisha postuar dje nga pasojat e zjarreve në Delvinë në një reportazh, ishte ripostuar sot nga Sali Berisha, i cili...

Kontrolle të imtësishme në aeroport, londinezi sjell mijëra paund të padeklaruara

Kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër-Prishtinë janë kryer në aeroportin e kryeqytetit në Kosovë. Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar...

Putin informon udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit pas samitit me Trump

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të dielën biseda telefonike me udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit për t’i informuar mbi samitin historik me Presidentin e...

Lajme të tjera

Web TV