Rishi Sunak apo Liz Truss? Sot shpallet kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasardhësi i Boris Johnson si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë Liz Truss ose Rishi Sunak. Fituesi i një gare që ka zgjatur gati dy muaj do të shpallet pas orës 12:30 ndërsa të martën do të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të qeverisë.

Kryeministri i ri do të duhet të përballet me një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Më së shumti ka qenë Liz Truss që ka zhvilluar takime me qeverinë dhe ministrat.

E këshilluar nga anketuesit për të fituar konkursin, ka premtuar se ka gati paketën e ndihmës për të mbrojtur konsumatorët nga krizat. Më pas, ajo planifikon të japë 30 miliardë paund ulje taksash përmes një buxheti emergjent në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.

“Ajo që mund të them është se nëse zgjidhem kryeministër, brenda një jave do të sigurohem që të ketë një njoftim se si do ta trajtojmë çështjen e faturave të energjisë dhe të furnizimit afatgjatë. Unë e kuptoj që njerëzit janë duke luftuar, se bizneset janë gjithashtu të shqetësuara për faturat e tyre të energjisë dhe ndikimin që mund të ketë në të ardhmen e tyre. Pra, ajo që dua të siguroj njerëzit është se do të veproj”, ka thënë Truss.

Rivali i saj, ish-kancelari Sunak, ka sinjalizuar se beson se ka humbur, duke thënë se puna e tij “tani është vetëm të mbështesë një qeveri konservatore”.

Truss ende nuk ka ofruar detaje të planit të saj të mbështetjes për koston e jetesës, përveçse të thotë se ajo do të heqë përkohësisht taksat e gjelbra për faturat e energjisë dhe do të ndryshojë rritjen e Sigurimeve Kombëtare të prezantuara gjatë qeverisjes së Johnson.

Të fundit

Ish-kryeministri izraelit sulmon Netanyahu-n: Ai duhet të shkarkohet

Ehud Olmert, ish-kryeministër i Izraelit, dha një intervistë të rëndësishme për gazetën gjermane Der Spiegel. Një bashkëpunëtor i ngushtë...

Kosova dështoi në Konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati...

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë

  Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht...

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me magnitudë 4.1 në Rancuaga të...

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Lajme të tjera

Web TV