Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës hapi dyert spitali i ri i Laçit, i rindërtuar nga themelet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një investim i qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan ditën e djeshme spitalin e ri, të cilin e konsideruan një model për spitalet bashkiake në vend.
Sakaq, mëngjesin e sotëm kryeministri e ka nisur me publikimin e pamjeve të spitalit.
“MIRËMËNGJES
dhe me Spitalin e Ri të Laçit tani në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.