Boris Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Putin s’mund ta shantazhojë Britaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boris Johnson po mban mëngjesin e kësaj të marte fjalimin e tij të lamtumirës, ku do t’i dorëzojë detyrën Liz Truss, e cila u zgjodh dje kryeministrja e re e Britanisë dhe njëkohësisht liderja e konservatorëve.

Përpara godinës së qeverisë, Downing Street Nr 10, ai foli përpara të pranishmëve dhe tha se pas disa orësh do të jetë në Balmoral për të parë Mbretëreshën dhe më pas stafeta do t’i kalojë kryeministres së re, raporton BBC.

Kryeministri vazhdon duke thënë se gara për udhëheqjen e Partisë Konservatore ishte e papritur dhe rregullat u ndryshuan në gjysmë të rrugës. “Por mos e shqetësoni këtë tani për tani,” thotë ai.

Ndër të tjera, Boris Johnson tha se është qeveria e tij realizoi Brexit-in. Ai përmendi gjithashtu edhe faktin që në Britani u realizua përhapja më e shpejtë e vaksinës në Evropë.

Më tej ai shton se furnizimi me armë në Ukrainë, të cilin ai e mbrojti, mund të kishte ndryshuar shumë mirë rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Duke folur më shumë për luftën që po zhvillohet, Johnson shënjestroi presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se ai nuk mund të shantazhojë apo ngacmojë popullin britanik për krizën e energjisë. “Ai mashtron veten kur mendon se mundet”, thotë Johnson.

Kujtojmë se Johnson dha dorëheqjen në korrik dhe qëndroi në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit. Ishin anëtarët e tij të qeverisë, të cilët i kthyen shpinën dhe e detyruan të japë dorëheqjen.

Kriza më e fundit qeveritare u shkaktua pas aferës së kolegut të partisë konservatore, Chris Pincher, që u akuzua për ngacmime seksuale. Më parë ishte bërë e ditur, se Johnson kishte pasur dijeni për fajësimet kundër Pincher, para se ta vendoste në një post të rëndësishëm të grupit parlamentar. Një tjetër që ndikoi ishte gjithashtu edhe festa në Downing Street gjatë pandemisë

Të fundit

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

Lajme të tjera

Web TV